Ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjithë vendin.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Elbasanit, Fierit dhe Vlorës reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare. Ndërsa në verilindje të vendit reshjet do të jenë në formë bore.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 15 °C
në vendet e ulëta: 6 / 14 °C
në vendet malore: 0 / 9 °C
ERA
Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në bregdet deri e fortë.