Ditën e sotme priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive. Në verilindje të vendit reshjet do të jenë në formë bore.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 11 / 15 °C
në vendet malore: 2 / 10 °C
ERA
Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.