“Specialist biçikletash”, kapet hajduti 36-vjeçar në Tiranë. Me kapuç e shall i mbuluar, ja momenti kur kryen vjedhjen

Saturday, 01 February 2020 11:43

TIRANË

Kapet nga shërbimet e komisariatit të Policisë nr.2 një 36-vjeçar që kryente vjedhje biçikletash. Pas analizimit të pamjeve filmike dhe lokalizmit të vendodhjes së një personi që dyshohet si autor i vjedhjes së biçikletave, policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Gj. D., 36 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale vjedhje).

Shtetasi Gj. D., dyshohet se në datën 28.01.2020, rreth orës 17.00, ka vjedhur biçikletën e një shtetasi në rrugën “Faik Konica”. Gjithashtu ky shtetas dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera të biçikletave ku në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Ai shihet në video teksa hyn në një banesë, me kapuç në kokë dhe shall i mbuluar në fytyrë, merr biçikletën dhe largohet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...