Tre persona jane vene ne pranga ne Elbasan. Policia ben me dije se ‘Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, tre shtetas u arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Sipas policise, ne pranga u vune:
P.Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan,
G.P., 54 vjeç, banues në fshatin Gostimë , Cërrik.
J.Ç., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.