Terroristi që u qëllua për vdekje pasi theri dy njerëz në Londër të dielën, është identifikuar si 20-vjeçari Sudesh Amman. Ai ishte liruar nga burgu para pak ditësh pasi ishte dënuar me tre vite për akuza që lidhen me terrorin. Amman u shpall fajtor për mbajtje dhe përhapje të dokumenteve terroriste.
Pavarësisht se ishte adoleshent, ai e priti gjyqin duke qeshur. Fanatiku i Shtetit Islamik mbante një bllok shënimesh, ku shkruante se qëllimi i tij ishte që të vdiste si ‘Shuhada’, që do të thotë si martir. Ai synonte që të shkonte në parajsë.
Studenti i shkencës dhe matematikës i kishte thënë të dashurës së saj të vriste prindërit. Ai ishte i fiksuar pas thikave dhe iu gjetën materiale se si të prodhonte bomba. Në dokumentet që iu gjetën në atë kohë, ai besonte te përdhunimet, prerja e kokës dhe vrasja e jo-besimtarëve.
Të dielën Amman goditi me thikë një 40-vjeçar dhe një 50-vjeçare, të cilët mbijetuan. Amman mbante veshur një jelek vetëvrasës fals kur u qëllua për vdekje nga policët.