Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në Verilindje të Europës e cila do të sjellë stuhi të fortë Ere në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë të pasuara nga rreshje shiu dhe bore.
E mërkurë, 5 shkurt 2020
Moti do të jetë me rreshje shiu në zonën perëndimore dhe stuhi bore në zonat malore pjesërisht dhe në zonat e ulëta. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 20-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7-8 me lartësi vale 2,0-3,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të fillopjnë të zbresin në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/5°C
Zonat e ulëta 6/11°C
Zonat bregdetare 8/12°C
Kosova
Ditën e mërkurë, moti do të jetë me vranësira dhe rreshje bore intensive. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -3°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 4°C gradë Celcius.
E enjte, 6 shkurt 2020
Nesër moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të konsiderueshme.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -9/-1°C
Zonat e ulëta -2/7°C
Zonat bregdetare -1/9°C