Impuls i ajrit të ftohtë Arktik ka përfshirë Europën verilindore e cila po jep impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë duke sjellë temperatura të ulëta dhe rreshje bore.
Sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore në Alpe në orët e para të mëngjesit do të ketë rreshje bore. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -3/2°C
Zonat e ulëta 3/11°C
Zonat bregdetare 4/10°C
Kosova për ditën e enjte, 6 shkurt 2020 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe rreshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -5°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në -1°C gradë Celcius.
E Premte 07 Shkurt 2020
Nesër moti do të kthjellohet në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar relievet malore ku do të jetë me vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -9/2°C
Zonat e ulëta -1/12°C
Zonat bregdetare 1/10°C