Një mjet tip ML Benz me targa AA 055 LO ka marrë flakë në ecje.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sarandës.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Mësohet se para zjarrit mjeti ka qenë i parkuar tek limani i qytetit.
Grupi hetimor po heton për rrethanat e ngjarjes teksa dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë nga kontrolli policor në Sarandë mbrëmjen e së shtunës dy persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë lidhur me këtë ngjarje.