Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Maliqit në Korçë, ku një automjet tip Benz ka përplasur një këmbësore.
Sipas policisë lokale, 40 vjeçarja me iniciale R.Xh, është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit, një burrë nga Elbasani është shoqëruar në polici.
Maliq/Informacion paraprak:
Më datë 09.02.2020, ora 08:10, në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. H., banues në Elbasan, ka përplasur shtetasen R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë, (këmbësore në rrugë) e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit shtetasi I. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.