Vodhi motorin e tij nga pika e bllokimit, pas gjetjes nga policia, 23-vjeçari kërcënon bashkëpunëtorin por arrestohet. Në shtëpi i gjendet…

Saturday, 15 February 2020 10:04

Policia e Durrësit ka arrestuar një 23-vjeçar i cili ka kërcënuar për ta vrarë bashkëpunëtorin e tij në vjedhje, ndërsa i sekuestrohet edhe një dozë me lëndë narkotike heroinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 23 vjeç, si dhe ndaluan shtetasin K. H., 24 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Arrestimi i shtetasit E. A. u bë, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. H., më datën 9 shkurt, ka vjedhur në pikën e bllokimit motorin pa targa, në pronësi të tij që ia kishte bllokuar Policia dhe e kishte fshehur në garazhin e shtetasit K. H.

Shërbimet e Policisë, më datë 11 shkurt bënë të mundur gjetjen e motorit dhe sekuestrimin e tij. Shtetasi E. A., pasi mësoi se motorin e sekuestroi Policia, ka kërcënuar bashkëpunëtorin e tij shtetasin K. H. se në rast se s’do t’i jepte 3500 euro do ta vriste.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi K. H. ishte bashkëpunëtor në vjedhjen e motorit nga pika e bllokimit, fakt të cilin ai e kishte mohuar kur u gjet dhe u sekuestrua motori.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. A. u gjet një dozë më lëndë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ”Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...