Kapet një shqiptar i rrezikshëm në Greqi. Sipas mediave greke, shqiptari, 31-vjeçar ishte arratisur nga burgu ku vuante dënimin me 15 vite burg për grabitje me armë, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë më 3 dhjetor 2019. Mësohet se ai kishte marrë leje dhe nuk ishte kthyer më.
Pasi kishte ikur nga burgu, prej fillimit të këtij viti, dyshohet se ka kryer në mënyrë sistematike grabitje me armë në hotele të ndryshme në Athine. Ai paraqitej si klient fillimisht dhe pastaj me një pistoletë kryente grabitje. Deri tani janë vërtetuar 9 raste grabitjesh. Gjatë kontrollit iu sekuestrua një pistoletë nga policia greke.