Liu Zhiming, Drejtori i spitalit në Wuhan, ka vdekur nga pneumonia e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19, duke shënuar rastin e parë që një drejtues spital vdes në betejën kundër virusit. Ndërkohë, autoritetet në Kinë filluan një fushatë gjithpërfshirëse brenda qytetit për të kërkuar pacientë të infektuar me virusin vdekjeprurës.
“Liu Zhiming, Drejtori i Spitalit Wuchang në Wuhan vdiq në orën 10:30 të paradites këtë mëngjes pasi përpjekjet për ta rikthyer në jetë dështuan”, njoftoi China Central Television.
Konfirmimi doli edhe për vdekjen e Xu Depu, ish-Drejtor i spitalit të qytetit Ezhiu në Hubei, nga virusi, të enjten e kaluar.
Një infermiere në spital të enjten u konfirmua e vdekur, sipas lajmeve të Red Star, një degë e gazetës shtetërore Chengu Commercial Daily
Vdekjet ndodhën ndërkohë që media shtetërore njoftoi se po kontrollohej shtëpi më shtëpi në Wuhan, një qytet me 11 milionë banorë ku ka ndodhur shpërthimi i virusit, kërkime që synonin të zbulonin dhe të mblidhnin të gjithë pacientët e infektuar.
Media shtetërore tha se kushdo që dyshohet se ka virus do të bëjë analizat me detyrim dhe ata që kanë kontakt të ngushtë me të do të futen në karantinë.
Një gazetë në Ëuhan tha se janë ngritur 10 qendra karantine në spitalin e improvizuar Fangcang në tetë lagjet e qytetit, me 11 400 shtretër për njerëzit që kanë simptoma të buta. Ndërtesat e fabrikave, pronat industrial dhe qendrat e transportit po shndërrohen në qendra për të strehuar pacientët.
Të gjithë komunitetet dhe fshatrat do të vendosen nën një shtetrrethim me orë, duke I mbyllur. Nga e marta, kushdo që blen ilaç për kollë ose kura të tjera që duhen për të ulur temperaturën, tek farmacitë apo në internet, duhet të përdorë kartën e identitetit,. Zyrtarët e shëndetit kanë raportuar 50 mijë raste me virus vetëm në Hubei