Letra drejtuar Ramës/ Dhoma e Tregtisë Durrës: Po tallen me biznesin, do ketë protesta të fuqishme

Premte, 10 Prill 2020 16:16

Një ditë pas miratimit nga Këshilli Bashkiak Durrës të shtyrjes së pagesës së taksave vendore për bizneset e mbyllura për shkak të koronavirusit, reagon ashpër kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Alban Isteri.

Në një prononcim për DurrësLajm, Isteri e konsideron tallje vendimin e një dite më parë, pasi sipas tij nga ai përfitojnë vetëm 5% e totalit të bizneseve në të gjithë qarkun e Durrësit, biznese këto që kontribuojnë në buxhetin e bashkisë në një përqindje shumë të ulët, ndërkohë që mbi 90% e bizneseve të tjera, pavarësisht se nuk punojnë ose kanë rënie drastike të xhiros, duhet të derdhin paratë në arkën e shtetit.

“E konsiderojmë vendimin e djeshëm të Këshillit Bashkiak një tallje për biznesin që është kontribuesi më i madh në arkën e pushtetit vendor. Në këto ditë të vështira prej pandemisë Covid-19, biznesi durrsak po tregohet mjaft solidar dhe po ndihmon në forma të ndryshme shtresat në nevojë, ndërkohë që shtyrja e taksave vetëm për bizneset e mbyllura është një pikë uji në oqean për sipërmarrjen private”- tha Isteri.

Për kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, biznesi në qytetin bregdetar është në vdekje klinike, pasi ka marrë dy goditje të forta në harkun e 4 muajve, tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit dhe tani pandeminë e koronavirusit. Sipas Isterit, biznesi është shumë i revoltuar me sjelljen e qeverisë dhe paketën ndihmëse të ofruar deri tani. Pavarësisht se kryeministri Rama ka paralajmëruar një paketë B ndihmë për biznesin, sipërmarrjet private janë mjaft skeptike. Për shumë prej tyre, nëse qasja populiste e qeverisë nuk ndryshon, edhe reagimet e biznesit do të jenë të forta, ku nuk përjashtohen edhe protestat.

 

“Nëse vijohet me të njëjtën qasje populiste nga ana e qeverisë, biznesi do të marrë masa më drastike, që nuk do donim t’i ndërrmerrnim, pasi kërkojmë gjithnjë zgjidhje me qeverinë. Nëse kërkesat tona bien në vesh të shurdhët, nuk përjashtohen edhe protestat” – tha Isteri.

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës nënvizoi gjithashtu se paketat në ndihmë të biznesit në vendet fqinje si Kosovë apo Maqedoni e Veriut janë një mbështetje e fortë për sipërmarrjet private atje, ndërkohë që qeveria Rama me deklaratat populiste “Shisni jahtet apo vilat” po sillet ndaj biznesit si ndaj një armiku.

Pak ditë më parë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës së bashku me Dhomat e Tregtisë të shumë qyteteve dhe shoqatat e tjera të Sipërmarrjeve Private, i dërguan një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama, ministres së Financave Anila Denaj, ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi dhe ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ku i kërkuan marrjen e 8 masave mbështetëse për sipërmarrjen, e cila sipas tyre po i drejtohet kolapsit.

Dhomat e Tregtisë dhe Shoqatat e Sipërmarrjes Private kërkonin ndërhyrjen nga ana e qeverisë me një paketë të detajuar financiare, kurajoze dhe të zgjuar.
Letra drejtuar qeverisë dhe ministrave të linjës:

1 / 4
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...