Autoritetet në Itali kanë arritur që të shkatërrojnë një bandë shqiptare e një italiane, duke arrestuar 6 persona, ndërsa ndaj 42 të dyshuarve ka pasur akuza zyrtare
Akuzat ndaj bandave janë vjedhje në dyqane, zhvatje dhe lëndime personale. Ekzistojnë disa akuza ndaj 42 të dyshuarve, përfshirë 5 të arrestuar në flagrancë, në vendbanimin e Astit. Poliicia zbuloi se të dyshuarit zhvillonin veprimtarinë kriminale në zonë, ndërsa bënin jetë të shtrenjtë.
Operacioni “Lulet e lindjes” u krye në bashkëpunim me ekipet e policisë të Torinos, Alessandria, Cuneo, Vercelli, Novara, Verbania, Biella, Aosta, Genoa dhe Pavia.
Organizatat kriminale përbëheshin nga shqiptarë dhe italianë me banim në Asti. Shqiptarët ishin ata që blinin kokainën. Prokurori lëshoi urdhërat e arrestit, pas hetimeve që janë zhvilluar nga organi i akuzës. Karabinierët zbuluan 3.5 kilogramë drogë, Hetimet e nisura nga Prokuroria në Asti kishin filluar që në janar 2019.