Është identifikuar autori i vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa, te Komuna e Parisit, në Tiranë. Policia e ka shpallur në kërkim ndërkohë që ende nuk bëhet me dije identiteti i tij. Ngjarja tronditi Tiranën dy netë më parë. Dyshohet se shkak i vrasjes duhet të ketë qenë hakmarrja. Billa ishte një person i dënuar për një vrasje të kryer vite më parë në Angli nga përplasja mes bandave. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu me shërbim prove.