Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula ka ndërruar jetë papritur.
Lajmin e bën të ditur ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Mësohet se Sula ka humbur jetën për shkak të një hemoragjie celebrale.
“Zot mba dorën! Mba doren o zot..! Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula. Lamtumire Shok i dashur!’- shkruan Kumbaro