Ekzekutohet në mes të Tiranës 'padrino i drogës', Behar Sofia! Ai është qëlluar me armë me silenciator në afërsi të Piramidës në Tiranë mëngjesin e sotëm dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ai fillimisht është gjetur i shtrirë në tortuar dhe i gjakosur në fytyrë, ndërsa më pas është transportuar në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur atje.
LEXO EDHE:
U qëllua me silenciator pranë Piramidës, vdes në spital
Deri në këto momente ende s'ka asnjë pistë hetimi lidhur me vrasjen e tij. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Report Tv mëson se viktima i cili u ekzekutua në mes të Tiranës, është Behar Sofia, i njohur si 'Padrino i drogës".
Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka pasur dhe një sërë biznesesh afër stadiumit Dinamo në Tiranë, ku disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive.
NJOFTIMI ZYRTAR
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.