Shtypi në Rusi ka publikuar foto të familjes ruse prej katër anëtarësh që u gjet e vdekur në një hotel në Qerret të Kavajës.
Dy prindërit kishin ardhur me vajzën dhe dhëndrin e tyre si turistë në Shqipëri kur u gjetën të vdekur në saunën e hotelit dhe pas dyshimeve të para u tha se ishin asfiksuar dhe kishin pirë shumë alkool.
Në foton e publikuar shihet nëna me të bijën, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.
Por vdekja ka ngjallur dyshime se shtypi rus shkruan se 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë.
Të afërmit e tyre kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk pinte alkool apo drogë ndaj shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë. Po analizohet edhe ushqimi që ata kanë ngrënë, cilësia e ajrit në saunën ku hynë, cilësia e ujit në pishinë etj.
Në hetime do të marrë pjesë edhe Ambasada e Rusisë në vendin tonë.
Anëtari i katërt i familjes ishte dhëndri që po ashtu u gjet i vdekur dhe pritej që martesa të bëhej pas pushimeve.
Viktimat janë: Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.