Me pamje, mësymja e RENEA në një lokal në Kukës, arrestime për drogë dhe baste

Diel, 17 October 2021 16:54

 

Policia e Kukësit në bashkëpunim me forcat RENEA ka zhvilluar një operacion antidrogë në Kukës të koduar si “Vila”për shkatërrimin e një baze droge në një lokal të marrë me qera që përdorej për lojëra fati dhe shpërndarje të drogave të forta.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua Besmir Sulaj, 35 vjeç, me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i dyshuar si organizator i shpërndarjes së drogave të forta dhe ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit.

Po ashtu, u shpallnë kërkim Fation Elezaj, 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i dyshuar për ushtrim pa licencë të lojërave të fatit, përshtatje të lokalit për përdorim droge dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Më tej, Policia procedoi penalisht në gjendje të lirë dhe 7 shtetas, për moskallëzim krimi.

 

U sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike që shërbente për të ndarë lëndën narkotike në doza, një kuti me ekstazi, një tavolinë pokeri, një kuti me çipsa, letra bixhozi dhe një sasi parash.

NDIQNI PAMJET E OPERACIONIT:

Policia njoftoi:

“Në funksion të procedimit penal të nisur më parë për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, nisur edhe nga informacionet e marra se personat organizatorë mund të ishin të armatosur dhe rrezikohej jeta e punonjësve të Policisë në operacion, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me RENEA-n, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Vila”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua B. S., 35 vjeç, me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i dyshuar si organizator i shpërndarjes së drogave të forta dhe ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. E., 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i dyshuar për ushtrim pa licencë të lojërave të fatit, përshtatje të lokalit për përdorim droge dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Gjithashtu u proceduan penalisht për moskallëzim krimi, edhe 7 shtetas të tjerë, të cilët u gjetën duke luajtur lojra fati në lokalin e marrë me qera nga shtetasi i shpallur në kërkim F. E., i cili e kishte përshtatur lokalin për shpërndarje të drogave të forta dhe ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit.

Gjatë kontrollit në lokal, në qytetin e Kukësit, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi kokaine, sende që shërbenin për përdorimin e lëndës narkotike kokainë, ekstazi, çipsa, letra bixhozi, peshore elektronike, tavolinë pokeri dhe një sasi parash.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar B. S., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër kokaine të futur në një qese plastmasi.

Operacioni vijon për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Klement Çela iu ben thirrje demokrateve:Me 11 DHJETOR duhet të jenë në Kuvendin Kombëtar të PD si e vetmja rrugë për ekzistencën e PD

Politikë

Klement Çela iu ben thirrje demokrateve:Me 11 DHJETOR duhet të jenë në Kuvendin Kombëtar të PD si e vetmja rrugë për ekzistencën e PD

Të nderuar demokratë,Të nderuar qytetar të Lushnjes,Fort të dashur bashkëudhëtarët e mi në misionin e gjatë opozitar të Grupseksionit Karbunarë e Madhe! Sot,Partia Demomratike thuhet që:"Ndodhet në ditë të vështira?! Unë mendoj...

Ceremonia e largimit të Angela Merkel, paradë, muzikë klasike dhe mbajtje pishtarësh

Globi

Ceremonia e largimit të Angela Merkel, paradë, muzikë klasike dhe mbajtje pishtarësh

  Angela Merkel javën e ardhshme do të largohet nga detyra si kancelare e Gjermanisë. Mbrëmjen e sotme pritet që të mbahet një ceremoni ushtarake me muzikë për nder të saj. Sipas...

Qytetari-Berishës: Je burrë krenar që duhet të prijë, do jemi ortek që do përmbysim regjimin

Politikë

Qytetari-Berishës: Je burrë krenar që duhet të prijë, do jemi ortek që do përmbysim regjimin

  Një prej qytetarëve të pranishëm në Foltoren e Sali Berishës në Bajram Curri në Tropojë, foli për situatën aktuale që po kalon vendi. Qytetari theksoi se Berisha është një burrë krenar...