Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabër në Fier, ku një 8-vjeçar u mor peng dhe u gropos në fshatin Grecalli.
Mësohet se i mituri ka qenë duke shëtitur me biçikletën e autorit gjatë mesditës, pasi ishte kthyer nga shkolla.
Ai ka shkuar te shtëpia e Klodian Çalamanit, 38 vjeç, për t'i kthyer biçikletën, por në atë moment është rrëmbyer nga autori.
Kanë qenë kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë që kanë filmuar momentin kur i mituri shkon me biçikletë te shtëpia e vrasësit.
8-vjeçari është marrë peng nga Çalamani i cili e ka mbajtur në shtëpinë e tij për disa orë dhe më pas e ka vrarë dhe groposur.
Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik.
Vite më parë Klodian Çalamani ka marrë peng dhe torturuar një vajzë 20-vjeçare.
Për këtë ngjarje ai ishte dënuar me 4 vite burg.
38-vjeçari jetonte i vetëm në banesë, ndërkohë që fqinjët thonë se Çalamani është person me probleme mendore