Doktor Shahin Kadareja eshtë ndarë nga jeta, sot në orët e para të mëngjesit, pas një beteje më pak se njëvjeçare me një sëmundje të rënde.
Ai është një nga të parët Doktore të Shkencave në fushën e mjekesise, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.
Doktor Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vite ’60 në Tiranë dhe më pas kreu një specializim në Rumani.
Ai është themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e kësaj dege të mjekësisë në Shqipëri, përmes diagnostifikimit mikroskopik të tumoreve. Ai arriti të krijoje në bashkëpunim me kirurgët shqiptarë të kohës, skemën e trajtimit operativ të tumoreve, duke verifikuar rrezikshmërinë e tyre qysh gjatë operacionit.
Ai është një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990.
Ai shërbeu për disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera, por iu rikthye sërisht profesionit të mjekut.
Doktor Shahin Kadare është vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare