×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ky ishull dikur ka qenë parajsë e vërtetë, sot askush nuk i afrohet

E Enjte, 19 Prill 2018 18:22

Ishulli italian Gaiola  është i rrethuar me ujë të pastër si kristali, ndërsa e zbukuron pamja e bukur, vila dhe vreshtat. Tingëllon bukur, por në këtë ishull mbizotëron qetësia.

Aty nuk jeton askush, por edhe vizitorët shumë rrallë kalojnë në Gaiola. Ky ishull llogaritur si i mallkuar, sepse shumë nga njerëzit që kanë jetuar gjatë shekullit të III- të kanë përjetuar një fat të tmerrshëm.

Ishulli Gaiola ose ndryshe Isola La Gaiola gjendet 30 metra larg Naples. Në epokën e lashtë, tempulli i perëndeshës Venus ishte vendosur aty, në mënyrë që të shkatërrohej në kohë, dhe më vonë ishulli shërbeu si një piketë artilerie në mbrojtje të Gjirit të Naples’it.

Në fillim të shekullit të XIX-të, ishulli ishte i banuar nga një njeri i vetmuar , i quajtur si “magjistar”. Pas qëndrimit të tij në ishull, u ndërtua një shtëpi madhështore, e cila është ende atje. Vila kishte shumë pronarë në historinë e saj të trazuar dhe secili kishte një fat të hidhur. Secili prej pronarëve ka vdekur.

Gjithçka ka filluar rreth viteve 1920 me Hans Braun nga Zvicra. Pas disa viteve që ka jetuar në ishull Braun u gjet i vdekur. Trupi i tij ka qenë i mbështjellë në tepih. Disa muaj më vonë gruaja e tij është mbytur në ujë.

Më vonë ishullin e ka blerë gjermani Oto Grunbak. Shumë shpejt edhe ai ka vdekur në këtë vilë nga sulmi në zemër. Viktima tjetër e këtij ishulli ka qenë farmacisti Moris- Iv Sandos, i cili ka bërë vetëvrasje në një institucion psikiatrik. Pas kësaj këtyre ishullin e ka blerë biznesmeni gjerman Karl Pol Langhajm, i cili përderisa ishte atje pati dështim ekonomik.

Pronari i fundit privat i Gaiolës ishte Gianpaskvale Grapone, i cili përfundoi në burg për borxhe.

E braktisur nga frika, ishulli tani është bosh në pritje të aventurave të guximshme që do të vijnë tek ai nga brigjet e Naples. Ajo i përket rajonit të Campania, dhe autoritetet kanë krijuar një park nënujor aty pranë dhe e gjithë zona është e mbrojtur.

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...