Të dhëna të reja janë zbardhur rreth, shoferit, Ajas Sulejmani, 39 vjeç, i cili përplasi me makinë, prindërit dhe fëmijën tre mujash në rrugën e Kavajës.
Sulejmani rezulton se ka qenë i shpallur në kërkim në Angli për trafik droge.
Aksidenti i rëndë u regjistrua mesditën e sotme te rruga e Kavajës.
Një çift bashkëshortësh dhe fëmija e tyre 3 muajsh u përplasën nga Sulejmani. Sipas asaj që njoftoi policia, ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.