Në SPAK ka pasur tension mes të arrestuarve ndaj Nuredin Dumanit. Sipas raportimeve ka pasur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Besjan Xhixha.
Ai ka deklaruar se Nuredin Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.
Xhixha ka thënë se Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.
Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq: Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani.
E ka njeriun e vet dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.