Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Bëhet me dije se shtetasi Naim Bajri është ekzekutuar me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në lagjen “Rus”.
Mësohet se rreth 20 vite më parë, Bajrit i kanë vrarë edhe djalin.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2001, ku shtetasi, Xh.Sh, në bashkëpunim me shtetasit I. H dhe K. B, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Endrit Naim Bajri.
Vrasja e sotme ka ndodhur në afërsi të markatës së peshkut.
Pak minuta pas krimit, është gjetur një mjet i djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës, e cila dyshohet se u përket autorëve