Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e trefishtë në Fushë Krujë, që tronditi ditën e djeshme mbarë vendin, ku u ekzekutuan me mbi 60 plumba shtetasit Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.
BW raporton se deri në orën 4:00 të mëngjesit, RENEA e FNSH kanë kryer kontrolle në banesa të ndryshme në Fushë Krujë, pasi kishte dyshime se kishte persona që kishin lidhje me ngjarjen. Janë shoqëruar mbi 10 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për lëvizjet e autorëve.
Ndërkohë, dyshohet se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë larja e hesapeve ose hakmarrja. Pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor është larja e hesapeve dhe hakmarrja.
Autorët kanë vendosur lëndë djegëse në makinën ku ndodheshin tre viktimat. Dyshohet se kjo është teknikë ushtarake, që përdoret në ushtri. Kjo ngre dyshime që autorët e masakrës kanë qenë të mirëpërgatitur dhe me pagesë