Masakra në Fushë Krujë/ Autorët janë ekspertë, zgjodhën mbikalimin pasi....

Tuesday, 19 July 2022 08:37

 

E diela e nxehtë e 17 korrikut shënoi dhe një nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend të viteve të fundit. Në një atentat mafioz te mbikalimi i Fushë-Krujës u vranë me breshëri kallashnikovi tre të rinj, dy prej të cilëve u shkrumbuan nga flakët që përfshiu automjetin tip “Volkswagen Passat” me të cilin lëviznin.

Viktimat u identifikuan si Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Automjeti drejtohej nga Hoxha, ndërkohë në sediljen e parë ishte Brilant Martinaj, i cili dyshohet se ishte dhe objektivi i atentatit, ndërkohë që në sediljen e pasme ndodhej Diklen Vata.

Automjeti tip “Volkswagen Passat” me të cilin udhëtonin tre të rinjtë u godit nga një tjetër mjet që lëvizte paralel me ta.

Nga hetimet paraprake se atentatorët kanë qenë katër persona, ende të paidentifikuar, por në kërkim nga policia, për të cilët është vënë dhe një shpërblim prej 30 milionë lekësh të vjetra për këdo që ka informacion.

 

Brilant Martinaj, 22 vjeç, rezulton i shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhuljo Prela. Nga intensiteti i plumbave në drejtim të vendit të parë në automjet, aty ku ishte ulur Brilant Martinaj, dyshohet të jetë pikërisht ai shënjestra e këtij atentati.

Viktima tjetër është Diklen Vata, 30-vjeç, një person me precedentë të mëparshëm penal, pasi rezulton i arrestuar në vitin 2017 me disa doza kokainë në makinë. Trupi i 30-vjeçarit u gjet jashtë automjetit, çka dëshmon se ai ka tentuar të largohet nga breshëria e plumbave, por që nuk ka mundur t’ia dalë pasi atentatorët janë rikthyer dhe e kanë qëlluar sërish.

Ndërsa viktima e tretë, Besmir Hoxha njihet si miku dhe i besuari i Brilant Martinaj.

Përfshirja nga flakët e automjetit dyshohet të ketë ardhur si pasojë e goditjeve të shumta që makina ka marrë në pjesën e sarbatorit, por nuk përjashtohet edhe fakti që autorët të kenë hedhur lëndë djegëse mbi mjet pasi janë siguruar që i kanë ekzekutuar.

Dyshohet se vrasësit janë ekspertë që kryejnë krime me pagesë, duke iu referuar precizionit të goditjeve dhe zgjedhjes së vendit të atentatit, një mbikalim, ku objektivi nuk ka asnjë mundësi të devijojë.

Fill pas ngjarjes së rëndë një automjet u gjend i djegur katër kilometra nga vendi i ngjarjes në fshatin Larushkë. Brenda mjetit “Passat” u gjendën dy kallashnikovë dhe një armë automatike MP5.

RENEA dhe FNSH kreu kontrolle intensive në zonën ku u gjet e djegur makina e atentatorëve si dhe në fshatin Nikël. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve për të parë itinerarin e mjetit qe kreu masakrën me tre viktima.

Ndërkohë që mbrëmjen e së dielës komisariatin e policisë së Fushë-Krujës e vizitoi dhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe shoqërimin e të gjithë personave të dyshuar nga të gjitha pistat e mundshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...