Aksidenti tronditës/ Njëra nga viktimat kishte studiuar gazetari

Premte, 10 Mars 2023 10:03

Raportohet se viktima sapo kishte përfunduar studimet për gazetari. Ajo jetonte e vetme në Tiranë pasi familjen e kishte jashtë.

 

Viktimat janë 3 të rinj. Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, i cili ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjeret në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe.

Dy vajzat gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi 20-vjeçar disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Nga ngjarja mbetën të plagosur 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një makinë “Hyundai”. Kjo makinë u godit nga “Audi” i tre të rinjve, pas humbjes së kontrollit.

Makina që drejtohej nga 20-vjeçari u përplas me barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e “Audit”.

Klevis Ruçaj kishte pak më shumë se një vit që kishte marrë patentën. Gjatë kësaj kohe, ai ishte ndëshkuar 5 herë nga Policia Rrugore, në një hark kohor prej 5 muajsh, nga shtatori deri në janar. Në mesin e gjobave që kishte marrë ishte për parakalim të gabuar, moszbatim të sinjalistikës, duke i dhënë makinës ndërkohë që ndodhej në telefon, apo duke i dhënë mjetit e pa siguracion.

Klevis Ruçaj e donte shpejtësinë, e kjo dallohet edhe në videot që i riu postonte në rrjetet sociale. “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, por kur i jap me të dyja”, shkruan ai në videot e postuara në rrjete sociale, ndërsa kilometrazhi i makinës shënon 271 km/h. Një natë më parë, 20-vjeçari dyshohet se ishte me shpejtësi mbi 200 km/h.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...