Mendoni se telefoni android ‘i fundit’ që sapo keni blerë është më i miri? Po gaboheni!
Edhe pse kushtojnë jo pak para, markave më të fundit të androidëve si “Samsung”, “Aple” apo “Nokia” po u vjen fundit me shpejtësi...
Për pak kohë, mbase në më pak se një vit nuk do t’u duhet të mbani më në dorë ose xhepin e pasmë të pantallonave një “pllakë” prej plastike dhe xhami.
Androidin që po përdorni tani me shumë qejf, do ta lini në sirtarët e shtëpisë dhe si mjet komunikimi do të keni në dorën tuaj një byrzylyk të çuditshëm.
Ai do të jetë edhe androidi i radhës.
Ky byrzylyk me ngjyra të ndryshme do të jetë androidi i ri i cili falë një teknologjie tepër të avancuar do të shfaqë në parakrahun tuaj një ekran me ‘touch’ nga ku edhe pse do të shtypni mbi parakrah, në fakt do të jeni duke i dhënë komandat një telefoni.
Shpikja e avancuar do të lehtësojë shumë çdo përdorues jo vetëm nga pesha dhe përmasat e androidit aktual, por edhe nga mundësia e humbjes ose vjedhjes, pasi telefoni juaj to të jetë i lidhur pas krahut tuaj.
Pra, asnjëherë mos u gëzoni dhe mos u mburrni me pajisjen ‘e fundit’ teknologjike që posedoni, pasi ndërkohë që ju po ua tregoni atë miqve tuaj, diku tjetër...