Breshëri kallashnikovi janë regjistruar rreth orës 1:00 pas mesnate, në drejtim të godinës së Top Channel në Mëzez në Tiranë.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar dhe kanë lënë fillimisht të plagosur rojen e këtij institucioni, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Raportohet se ka vdekur Pal Kola, 60 vjeç.
Burime bëjnë me dije se një automjet është gjetur nga policia duke u djegur, dyshohet i autorëve. Mjeti i përdorur nga autorët ishte tip 'Range Rover', me targa të vjedhura. Mjeti u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi. Mjaftoi një prej tyre që të linte të vdekur në vend, 60-vjeçarin Pal Kola, i cili mori një plumb në trup. Ende nuk dihet se çfarë motivi mund të fshihet pas këtij sulmi të rëndë ndaj televizionit Top Channel.
Sulmi është drejtuar te hyrja kryesore e Top Channel, e cila kufizohet me rrugën, por më pak se 200 metra distancë ndodhen studiot ku aktualisht po zhvillohet programi Big Brother VIP.