Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë pasi janë përplasur me motor me murin rrethues të një banese.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e ditës së sotme, në fshatin Orman të Korçës.
Të aksidentuarit janë 21-vjeçari me iniciale M.D., dhe 18-vjeçari me iniciale R.S., dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Korçës.
Në njoftimin e policisë thuhet se: "Më datë 20.04.2018, jemi njoftuar se në fshatin Orman, shtetasi M.D, rreth 21 vjeç dhe shtetasi R.S, rreth 18 vjeç, duke lëvizur me një mjet tip motor, janë përplasur me murin rrethues të një banese,".
Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.