Gjykata për Krime të Rënda pritet të japë vendimin për ish-shefin e Rendit të Tepelenës, Gani Abazi, duke rikthyer në skenën publike situatën e bashkëpunimit të zyrtarëve të policisë me kultivuesit e kanabisit gjatë vitit 2016.
Abazi ka qenë në detyrë në Komisariatin e Tepelenës kur, nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda janë siguruar prova se ai ndihmonte shtetasit Besim Zika dhe Festim e Pëllumb Ronsa në kultivimin e pashqetësuar nga forcat e rendit të parcelave me kanabis.
Pak ditë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me 8 vjet burgim për ish-zyrtarin e Policisë, Gani Abazi. Ai fillimisht u arrestua dhe më tej masa e sigurisë u zbut në “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu dënimin me 8-9 vjet për tre kultivuesit.
“55 news” ka siguruar disa përgjime ekskluzive nga dosja gjyqësore, në bazë të të cilave Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar bindjen e bashkëpunimit ndërmjet zyrtarit të policisë dhe kultivuesve të kanabisit.
Më datë 02.09.2016, ora 10:32:44, numri celular xxxxx581, që përdoret nga ana e shtetasi me emrin Besim (Beso) Zika, ka marrë një telefonatë nga numri xxxxxx842, që i përket shtetasit me emrin Festimi (Jorgo), ku biseda mes tyre ka këtë përmbajtje;
Përmbledhje e transkiptit
Besimi: (581) – Hë Jorgo,
Festimi (Jorgo) (842) – Ku je ti o ?
- – Në axhensi po vete.
F.- Merre një çikë Ganiun urgjent tha ai.
- – Ke ?
- – Ganiun, Ganiun, atë policin. 5
B- Pse ?
F.- Nuk e di, thuaji Besos të më marrë urgjent tha, se s’po ma hap telefonin.
B – Po pse ore? Ma ngrive gjakun u i q… nënën.
Biseda ndërmjet të dyve ndërpritet dhe vijon sërish një minutë më pas:
- Hë?
- – Po kë Gani policin të marr, o?
- – Po policin o, ke Gani thua ti,
- – Po ça do ore?
F.- Po nuk e di ça do. Ai më tha të marrë urgjent, tha, se s’më hap telefonin, tha, nuk e di, ja ke numrin?
- – Më kish marrë mua ? Ja kam o ja kam.
Menjëherë pas këtij komunikimi, shtetasi Besim Zika merr në telefon numrin 06941xx620, që i përket shtetasit me emrin Gani (Gani Abazi, shef i Rendit në Komisariatin e Tepelenës), ku biseda mes tyre ka këtë përmbajtje;
Përmbledhje e transkiptit
694135620 – Ganiu (punonjes policie)
Besimi: Gani, si je?
Ganiu: O Beso, pse na i ndërron këta numrat si brekët e arixhofkave. Ku je?
B.- Unë po vij për në agjensi.
- – Se po iki për në aksion me kosore në dorë. Po tani, pse na hap probleme o Beso.
- – Po s’kam hapur asnjë problem po, mi hap A…. problemet o burrë.
- Pas kësaj bisede, krijohet idea e qartë se është zhvilluar një takim ndërmjet zyrtarit të Policisë, Gani Abazi dhe shtetasit Besim Ziko, i cili kultivonte parcela me hashash. Ky takim konfirmohet edhe nga bisedat e mëtejshme ndërmjet kultivuesve.
Më datë 07.09.2016, ora 21:38:16, numri celular xxxxx581, që përdoret nga ana e shtetasi me emrin Besim (Beso) Zika, ka telefouar numrin xxxxx865, që i përket shtetasit me emrin L., i afërm i Beso Zika. L. ka një parcel me rreth 130 rrënjë kanabis:
Besimi – Polici i zonës ishte nga ishte dhe erdhi foli aty te Bliri. Po ky kushëriri yt, më tha, pse s’thotë që ka 130 rrënjë bimë në Gorricë?
L (kushëriri): – Sa?
- – Ka 130 rrënjë në Gorricë, tha. Kush të tha, e pieta? Isha vetë, tha, sot o sot qëpari.
- – Ehe.
- – Po mirë, i thashë, mua nuk ma the kush të ka thënë? Se ti s’je bërë pis fare nga këpucët, se sot është baltë? Mbaj dy palë këpucë, tha. Po kush të ka thënë, përveç se dylbive…? Më tha: Asnjeri në botë nuk më ka thënë. Duken që nga Qafa e Sinos, tha.
- – Ehe.
- – E ditke edhe Qafen e Sinos?- i thashë unë. E di- tha- si nga lart, edhe nga poshtë duket. L – Ehe.
- – Çfarë do?- i thashë. Kam kontaktuar me atë të dhenve- tha- dhe me atë inxhinierin, atë kokëbardhin, dhe s’po më….. ashtu- tha. Kam kërkuar L.. Kur të vijë- i thashë- do të të takojë. Po nuk është këtu, ka qenë në plazh. Po unë nuk e di që ka mbjellë hashash fare L.- thashë. Unë isha atje- tha,- më iku punëtori.
- – Ëhë.
- – S’di gjë- i thashë. Unë do ta kisha marre vesh. Po, po!- tha. Ka,- tha, dhe ka 130 rrënjë- tha- i kam numëruar unë.
- – Ehë.
- – Pyeta A…..Ky më thotë mua që para një jave ka qenë atje në Goricë. Ja ka thënë a i ka parë…, nuk e di?. Ai bënte be që i ka parë vetë.
- – Kush i ka thënë?
- – Po kush i ka thënë, po kush, unë… tjetri…
- – Po mirë o mirë. E ka marrë vesh, po mirë o mirë. Do ta takoj kur të vij unë. Çfarë t’i them unë, tashi?
- – Unë i thashë që ai ka qenë në plazh. Kur të vijë, takoje, po unë nuk di sa ka mbjellë- i thashe. Ti e dije si derri- tha- dhe nuk më thoshe. Po pse ça, do të të spiunoja unë ty dhe po ta dija, -i thashë. Po jo që se di,- thashë.
- – Mirë o vlla, mirë, mirë. Unë do vij të hënën.