Avokati Altin Goxhaj i cili mbron disa prej protestuesve kuksianë për të cilët Gjykata e Apelit në Shkodër pritet të vendosë për rivlerësimin e masës së sigurisë, deklaroi se sot është mundësia e fundit për të shpëtuar drejtësinë.
Ai tha se tashmë është e vërtetuar se arrestimet e qytetarëve janë kryer në mënyrë të paligjshme por tani çështja më e rëndësishme është që gjykata të shpallë të pavlefshme veprimet e prokurorisë dhe gjykatës në procedurat që kanë ndjekur për arrestimet e kuksinëve.
“Videoja u mor nga gjykata, është në administrim, urdhërat e ndalimit janë lëshuar më orën 11 e 30 të 31 marsit, por janë zbatuar natën. Venddimi i sotëm është akti i fundit për të shpëtuar drejtësinë, ato do dalin sot, puna është që të shpallet e paligjhme procedura e ndalimit se kjo është sfida e drejtësisë, nëse nuk shpallet i paligjshëm vendimi i prokurorisë dhe gjykatës për arrestimin e banorëve të Kukësit ka mbaruar drerjtësia”, tha Goxhaj, i cili deklaroi sërsish se taksa në Rrugën e Kombit është një grabitje.