Është zbuluar emri i 64-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në Tropojë.
Sipas policisë së komisariatit të Bajram Currit, ai i është Man Dushaj, vëllai i kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Dushaj, përfaqësues i PD.
Edhe dy personat e plagosur, shoferi i makinës ku udhëtonte 64-vjeçari dhe një fëmijë 7 vjeç janë të afërmit e kryebashkiakut. Ngjarja e rëndë ndodhi sot paradite kur dy automjete, njëri tip ‘BMW’ dhe një mjet ‘Benz’ janë përplasur në aksin Bajram Curri- Fierzë. Pas aksidentit policia shoqëroi drejtuesin e mjetit tip “BMW”.