Nga Sali Berisha
Gjeneral Hashashi me veture superluksoze!
Historia e nje abuzimi apo vjedhje te rafinuar te 100 milione lekeve.
Miq, Gjeneral Hashashi ishte keq per veture.
Ai sot zhytet ne nje makine ultraluksoze sipas hetimit te gazetarit te blere 100 milione lek ne nje kohe qe njerezit sot vuajne per kafshaten e gojes.
Per tu zhgerryer ne makinen luksoze, gjeneral Hashashi zgjodhi te bleje luksin me duart e te tjereve. Keshtu, Policia e Shtetit, narkodrejtori i saj Geron Veliu merr persiper te lumturoje gjeneralin e Hashashit me makine luksoze. Per kete qellim ata i dergojne oficerit te nderlidhjes ne Berlin 100 milione lek per te blere veture per vete. Pasi oficeri zgjedh dhe makinen luksoze merr nje telefonate: ti i tilli dhe i atilli kujtove se e bleve per vete ate makine, po ku ke tule ti per te mire....! Nise shpejt per Tirane se ajo eshte blere per gjeneral Hashashin”. U tha dhe u be brenda 28 oreve makina arriti ne oborrin e ministrise dhe lumturoi Gjeneral Hashashin.