Berisha: Nuk miratojmë draftin që përjashton nga zgjedhjet 1 milionë shqiptarë të diasporës n

Premte, 24 Janar 2025 15:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se nëse nuk pranohet kërkesa e tyre për të votuar emigrantët pa pasaportë biometrike, opozita nuk do ta votojë draftin e KQZ. Në një deklaratë për mediat Berisha i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndonjë veprim nga PD nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet deklaroi se opozita nuk mund ta pranojë kurrë këtë. Ai paralajmëroi protesta dhe mosbindje civile. Pyetje: Ju sapo njoftuat protesta në selitë diplomatike nëse kërkesa për të votuar me dokument të huaj biometrike nuk realizohet. A do të ketë veprim konkret në parlament, PD a do kushtëzojë votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me miratimin e dy amendamenteve të saj. Sali Berisha: Asnjë votim nuk bëhet për këtë çështje në parlament, në rast se u mohohet, nëse parlamenti nuk pranon, por sanksionon praktikën e mohimit të 2/3 të shqiptarëve të drejtën për të votuar, as bëhet fjalë që ne nuk pranojmë kurrë këtë. Është jashtë çdo lloj mundësie ta pranojmë këtë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...