Zonja paska qenë nga Gostivari dhe po shkonte në Europë, ku jeton si qindra mijëra shqiptarë të mërguar. Natyrisht, ajo s’ka bërë asnjë faj apo krim që e ka veshur fëmijën e saj me simbolin kombëtar të gjithë shqiptarëve.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nëqoftëse vërtet është e gjithë qytetarëve të saj, është edhe e shqiptarëve që janë komunitet fort i madh etnik. Prandaj do të duhet të reagonte diplomatikisht vetë kryeministri Kovaçevski apo ministri i jashtëm Osmani, kundër këtij abuzivizmi absurd nga shteti serb kundër shtetasve maqedonas të etnisë shqiptare.
Do të kisha kërkuar të reagonte diplomatikisht edhe Kosova, si shtet me mbi 92% shqiptarë, por Kosova fatkeqësisht nuk ka kanale diplomatike me Serbinë prandaj nuk qorton dot ambasadorin serb (se s’ka) e as nuk nis dot notë proteste në atë vend që ende nuk e njeh e që mban armiqësi me Kosovën.
Natyrisht, të gjithë, përfshi edhe mua, mund të reagojmë dhe reagojmë në rrjete sociale, por çka nevojiten janë reagimet institucionale kundër një shteti që i përdor institucionet e veta për të shënjestruar shqiptarët, gjë për të cilën ka edhe traditë famëkeqe.
Reagim dinjitoz ai i ish-kryetarit të Bujanocit dhe deputetit shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberit.