Një lajm i trishtë për futbollin gjerman dhe atë botëror, teksa është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare legjenda Franz Beckenbauer. Lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të Bayern Munich dhe kombëtares së Gjermanisë e konfirmoi vetë familja e Beckenbauer.
Ish-ylli i Bayern Munichut, ka qenë një ndër të rrallët që e ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner, së bashku me Didier Deschamps të Frances dhe Mario Zagallo të Brazilit.
Beckenbauer i cili gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv e kishte pasur nofkën Der Kaiser (perandori) është paraqitur në 103 ndeshje për ish-Gjermaninë Perëndimore dhe ka luajtur në tre Kupa të Botës.
Beckenbauer ishte kapiten i Gjermanisë në Kupën e Botës në vitin 1974, aty ku e mposhtin Holandën në finale me rezultat 2-1.