Qytetari ndërron jetë në Gjykatën e Tiranës/ Avokati i tij: 13 klientë të mi kanë vdekur nga drejtësia e vonuar

Premte, 12 Janar 2024 13:30

Një qytetar humbi jetën në Gjykatën e Tiranës, ku kishte shkuar të informohej për një gjyq ndaj tij.

Viktima Ilia Drini, një profesor i arteve marciale, ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak. 

Avokati i tij, Ndue Pjetra, duke folur për mediat, tha se ky është klienti i 13-të që ndërron jetë nga drejtësia e vonuar.

“Ne u vumë në dijeni, ne i kemi pritë këto gjëra, i jemi drejtuar edhe institucioneve të Shqipërisë se drejtësia e vonuar kështu do përfundojë. 

Deri më tani, vetëm 13 klientë të mi kanë vdekur duke pritur gjyqin.

Tani gjykata është vërtet e vështirë, por duhet të dalin të shtunë dhe të diel, jo të shtyjnë gjyqet nga 3-4 muaj,” tha avokati i tij.

Ai tha se viktima fillimisht u akuzua për përndjekje ndaj partneres, pastaj për shkaktim të vetëvrasjes. Sipas tij, viktima nuk kishte asnjë problem shëndetësor, ishte i fuqishëm dhe nuk ishte ankuar.

"Ngjarja ka ndodhur në 2020-ën. Ishte e dashura e tij, ose bashkëjetuesja nuk e di shumë mirë, ajo kishte bërë një kallëzim penal e nxitur nga të tjerët që t’i merrte pasurinë. Ai ka nja 3 vjet që jetonte vetëm, ishte profesor i arteve marciale, një njeri shumë i nderuar”, deklaroi avokati i të ndjerit.

Pretendimi i këtij të fundit është se ish-bashkëjetuesja e 68 vjeçarit e “nxitur” nga të tjerët kishte ngritur padi penale ndaj tij për t’i marrë pasurinë. Madje Pjetra thekson: "Familjarët e saj donin ta martonin me çdo kusht me të!"

Theksojmë se ish-bashkëjetuesja, bazuar te dosja, është 37 vjeç. Në dëshminë e saj, ajo shprehej se si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike kishte tentuar të vetëvritej me mbidozë ilaçesh.

Më tej avokati vijon: "Diçka kishte, e dinte datën 1, por mund të kishte ndonjë presion nga të tjerët. Mendoj se duhet hetuar nga prokuroria, duhen parë tabulatet telefonike, donin ta martonin patjetër me bashkëjetuesen. Nuk vuante fare, nuk kishte asnjë gjë, i fuqishëm, 68 vjeç. Ishte mbajtur një seancë më parë, por gjykata s'e kishte njoftuar avokatin, pretendonin me çdo kusht ta martonin, familjarët e bashkëjetueses. Data 1 shkurt 2024 ishte seanca e parë. Dosja ishte dorëzuar nga data 27 tetor 2022. Jemi ende në seancë paraprake. O zotëri u kemi thënë që gjykatësit që lëvizin nga një rreth në tjetrin duhet t'i mbarojnë çështjet vetë. Seanca nuk u hap se kanë ikur gjyqtarët, vinte ndonjë tjetër. 30 ditë është afati…Ne kemi marrë njoftim vetëm për datën e seancës, ne e dinim çështjen e mbyllur. Këtë informacion e kemi marrë pasi erdhi fletëthirrja për datën 1 janar".

“Ata bashkëjetonin në atë kohë, por ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe në këto kushte e detyruan të bënte këtë kallëzim, ishin intrigat…I bënin presion familjarët asaj”, përfundoi avokati i Drinit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...