Një makinë ka shpërthyer në flakë në dalje të tunelit të Llogarasë në Palasë.
Nga pamjet e sigururra nga Syri tv duket që mjeti është shkrumbuar totalisht.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.
Njoftimi:
Himarë/Informacion paraprak
Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S, 55 vjeç. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.