Rreth 20 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës në 24 orët e fundit, me simptoma helmimi.
Burime nga spitali bëjnë me dije se personat nuk janë nga e njëjta zonë, i njëjti fshat apo lagje, ndaj edhe dyshohet se mund të jetë edhe nga ndonjë virozë e stinës, apo konsum i produkteve të pa lara apo të pa kontrolluara.
Gjithësesi grupi hetimor ka nosur hetimet dhe ka marrë analizat e ujit për të përcaktuar shkaqet e këtyre rasteve të helmimit.
Njoftimi i policisë/ Bulqizë
Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.
Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.
Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.