Një turist ukrainas ka ndëruar jetë në ishullin e Sazanit.
Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçarit iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit, por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetonte.
Mësohet se turisti ndodhej në Shqipëri me bashkëshorten dhe vajzën 6-vjeçare.
Në ishull mungon ndihma e shpejtë, prezenca e një mjeku apo e një qendre kujdesi duke i bërë këto situata edhe më të rrezikshme për jetën e pushuesve.