Vazhdon të digjet Parku Kombëtar i Tomorrit, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Tuesday, 13 August 2024 12:36
 

Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në Parkun Kombëtar në malin e Tomorrit në Skrapar.  Zjarri, që mendohet të ketë qenë i qëllimshëm, ka vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vazhdon ende.

I favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, ai është përhapur me shpejtësi nga pylli me pisha në Parkun Kombëtar drejt zonës lindore të Çukës, shumë pranë vendit ku zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve. 

Drejt zonës së zjarrit vijojnë të punojnë prej ditës së djeshme forcat zjarrfikëse të Skraparit, punonjësit e Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe zjarrfikës nga Berati dhe Poliçani.

Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë ka bërë që të vijohet të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndihma e 30 forcave të ushtrisë, ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve të Skraparit kanë shkuar edhe banorë të zonës.

Zjarri ka përshkruar në sipërfaqe rreth 15 ha,ndërkohë që raportohet e djegur një sipërfaqe prej 8 hektarësh,pjesa më e madhe me dru të thatë e të rrëzuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Politikë

Indrit Hoxha: Ishte SPAÇ, u bë SPAK

Nga Indrit Hoxha:  -"Ishte SPAÇ, u be SPAK."  

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...