Një sasi e madhe droge u sekuestrua ditën e sotme nga policia, ndërsa u vu në pranga Benard Hamzai, nga Gjirokastra, i cili zbulohet se punon doganier në pikën kufitare të Kakavijës.
Po ashtu është shpallur në kërkim edhe një punonjës policie, efektiv në komisariatin e Policisë nr 2.
Blutë e Durrësit mundën që të viheshin në ndjekje të dy makinave, ku në njërën ishte Hamzaj, ndërsa në tjetrën polici me iniciale S.O, i cili është shpallur në kërkim.
Por, ata arrestuan vetëm doganierin, ndërsa punonjësi i policisë arriti të largohej, duke i shpëtuar arrestimit.
Sasi prej 421 kg u sekuestrua nga policia. Siç duket tashmë trafiku i drogës nuk i është lënë nën patronazh vetëm policisë, por është futur në lojë edhe doganat.
Dita-ditës propagandës së Ramës dhe Xhafajt po i del boja, dhe po zbulohet se në fakt, pas menaxhimit të disa viteve të drogës nga Tahiri, tashmë ky menaxhim i ka kaluar Xhafajt.
/55News.al/