Një fëmijë 14- vjeçar është plagosur rëndë në një aksident automobilistik në fshatin Lusen në Kukës, pasditen e sotme.
Sipas informacioneve policore, dyshohet se 14 -vjeçari me iniciale I.L., i është ngjitur nga pas një automjeti në lëvizje, por është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë.
I dëmtuari u dërgua për mjekim më të specializuar me helikopter në spitalin e Tiranës.
Një hetim ka nisur me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.