Një 26- vjeçar shkodran i identifikuar si Pavlin Kacoli, banues në fshatin Ganjollë, ka tentuar të kalojë lëndë narkotike në Pikën Kufitare, por është arrestuar në flagrancë nga policia.
Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur për të dalë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Malit të Zi nëpërmjet P. K. K. Muriqan, ku gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit Pavlin Kacoli, në një çantë shpine i janë gjetur tre pako të dyshuara lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe rezultuan me peshë 286.2 gram.
Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. Ç. 19 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a/2/22 i Kodit Penal.