Nuk kanë të sosur ngjarjet e rëndë në vendin tonë, ku thuajse çdo ditë ndodh nga vetëvarje.
Nga kushtet e rëndë të jetesës, si dhe nga depresioni, shqiptarët po japin fund jetës.
Një ngjarje të tillë ka ndodhur në Bashkinë e Dropullit, ku një 60-vjeçar i ka dhënë fund jetës.
Ka qenë gruaja e tij, e cila e ka gjetur të moshuarin në litar, ndërsa policia thotë se nga hetimet e para kemi të bëjmë me vetëvarje.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij, shtetasi Dh.P., rreth 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonje faktor tjetër.
Në vendngjarje kashkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.