Një 34-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Karaburun.
Siç bëhet me dije nga policia, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shpella e ''Haxhi Ali-ut'', ku 34-vjeçari me iniciale A.H., nga Tiranë, është mbytur.
Mësohet se ai merrej me zhytje, por ditën e sotme ka gjetur vdekjen. Policia sqaron se trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.
Deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.