Një 34-vjeçar është gjetur i mbytur ditën e sotme në Karaburun.
Bëhet fjalë për shtetasin Armand Halvaxhiu nga Tirana.
Trupi i pajetë është gjetur në shpellën e “Haxhi Aliut’ dhe është dërguar drejt morgut.
Mësohet se 34-vjeçari më parë ka punuar në televizionet News 24 dhe Agon Channel si kameraman.
Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, sakaq, janë duke u kryer hetimet paraprake nga policia.