Nuk kanë ka të sosur droga nga Shqipëria që trafikohet drejt Greqisë apo vendeve të tjera.
Një tjetër rast ka ndodhur ditën e djeshme, ku në një autobus të linjës Gjirokastër –Athinë është zbuluar nga Policia Kufitare një sasi prej 3 kg kanabis sativa.
Siç bëhet me dije, në pranga është vënë Pirro Kotrocin, banues në Gjirokastër, i cili më parë ka qenë i dënuar për vjedhje.
26-vjeçari kishte në posedim drogën, ndërsa ai është arrestuar nga policia.
Lidhur me këtë arrestim, policia sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i narkotikëve". /55News.al/